E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, proces i ri ndaj Timoshenkos

Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko nuk do të paraqitet në gjykatë të hënën për t`u pwrballur me akuzat e reja për evazion fiskal.

Autoritetet thanë se Timoshenko ka kërkuar që të lejohet nga mosparaqitja në seancën dëgjimore për shkak se mjeku i saj gjerman ka thënë se shëndeti i saj do të përkeqësohet nëse largohet nga spitali ku po trajtohet për dhimbjet në shpinë.

Procesi gjyqësor vjen në javën e fundit të kampionatit të futbollit Euro 2012, ku Ukraina është edhe bashkëorganizatore.

Një numër zyrtarësh evropianë kanë bojkotuar ndeshjet që janë mbajtur në Ukrainë në shenjë proteste ndaj trajtimit të Timoshenkos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›