Musharaf do të akuzohet zyrtarisht për vrasjen e Benazir Bhutto
ISLAMABAD - Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf do të akuzohet zyrtarisht për vrasjen e rivales së tij, Benazir Bhutto, e cila u vra në vitin 2007 në një tubim politik, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
Musharraf, pasi u kthye në Pakistan në fund të marsit pas katër vitesh në mërgim, u përfshi menjëherë në disa çështje duke përfshirë edhe për komplotin e vrasjes së Bhuttos, e cila u vra në dhjetor të vitit 2007, gjatë një sulmi të armatosur, që u pasua nga një atentat kamikaz me autobombë.
"Ish-gjenerali, i cili ndodhet i mbikëqyrur në banesën e tij në afërsi të kryeqytetit Islamabad, u paraqit sot në një seancë gjyqësore në gjykatën kundër terrorizmit për këtë rast", deklaroi prokurori, Chaudhry Azhar.
(er.nu/BalkanWeb)