Kosovë, privatizimi “trondit” koalicionin qeveritar

Pakoja e ligjeve të reja të privatizimit në Kosovë, duket se është bërë shkak për “tronditjen” e koalicionit qeverisës PDK-AKR.
E përditshmja kosovare “Koha Ditore”, shkruan se deputetët e Koalicionit për Kosovë të Re, në seancën e djeshme kanë rezervuar të drejtën që të tërheqin përkrahjen në parim të Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara, në rast se gjatë shqyrtimit nëpër komisione parlamentare shpërfillen rekomandimet që ata i kanë për këto ligje.
Ky “shantazh” ka ardhur vetëm një ditë pasi shefi i tyre, Behgjet Pacolli, ka kërkuar aleatë në parandalimin e planeve të Qeverisë, që sipas tij, kanë për qëllim varfërimin e vendit, shkruan Koha Ditore.