E Shtunë, 31 Tetor 2026

Embargoja e Kosovës, SHBA: Na vjen keq për masat e Prishtinës

Zv/ndësndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojë e bllokadës së mëparshme tregtare që Serbia kishte vendosur kundër Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Countryman tha se shtyrja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për muajin shtator, lidhet me çështjen e bllokadës. “Vendimi për të anuluar bisedimet e kësaj jave ishte rrjedhojë e mosgatishmërisë së qeverisë së Serbisë që të heq bllokadën ndaj mallrave të Kosovës”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Countryman theksoi se është shumë e rëndësishme që Beogradi të përmbushë reformat e brendshme dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira më fqinjët.

Nga ana tjetër, ai e vlerësoi si shembull të mirë që Beogradi përmbushi detyrimin ndaj Gjykatës së Hagës, duke arrestuar të akuzuarin për krime lufte, Goran Haxhiq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›