Mushkonjat mbeten shqetesim per shendetin ne bote

Organizata Boterore e Shendetesise OBSH thote se nga te gjitha semundjet e perhapura nga insektet mushkonja paraqet kercenimin me te madh. Dhe si per ta bere edhe me te madh kete kercenim dy semundje virusale te shkaktuara nga mushkonjat kane filluar te perhapen pertej zonave te tyre te origjines. Njera eshte ethja tropikale semundje me mundesi vdekjeprurese - dhe tjetra quhet cikun-gunia nje semundje qe shkaton shume dhimbje dhe me pasoja te renda nga te cilat shume te prekur mund te sherohen. Per parandalimin e tyre nuk ka vaksina. Por studiuesit jane duke punuar per zhvillimin e nje vaksine dhe barnave per kontrollin e mushkonjave qe i shkaktojne keto semundje
Shkencetaret kane identifikuar te pakten 3.000 lloje te ndryshme te mushkonjave ne te gjithe boten. Mushkonja e quajtur tiger aziatik eshte ajo qe pickon a kafshon gjate dites.
Kafshimi i mushkonjes Tiger eshte me shume se i bezdisshem. shte pergjegjes per infektimin e 20 milione njerezve ne vit me ethe tropikale semundje e ngjashme me gripin por qe mund te rezultoje ne ethe hemorragjike sindrome shoku madje edhe vdekje.
shte pothuajse krejtesishte perhapur ne te gjithe rajonet tropikale dhe nentropikale te globit. - thote doktor Scott Weaver ne Universitetin e Teksasit. Ai konfirmon se mushkonjat Tiger qe transmetojne ethet tropikale jane perhapur neper Indi Azi Juglindore dhe Ameriken Latine dhe prej andej kane gjetur rrugen e tyre neper bote. Kete vit me shume se 12 raste u vertetuan ne Florida ne pjesen juglindore te Shteteve te Bashkuara.
Mushkonja Tiger mund te perhape edhe semundjen cikun-gunia me pasoja te renda qe shkakton dhimbje te medha dhe ethe. Kjo semundje perhapet edhe nga nje mushkonje afrikane e cila gjithashtu I ka kaluar kufijte e Afrikes. Profesoresha Laura Harrington ne Universitetin Cornell thote se nuk eshte vetem hapesira e shtrirjes se mushkonjave qe po ndryshon
Ne gjithashtu jemi duke pare ndryshime vecanerisht me viruset ne materialin e tyre gjenetik qe shpesh mund te coje ne rritjen e fuqise se virusit.
Mushkonjat mund te mberrijne ne destinacione te reja duke hyre ne bordin e avioneve dhe ne makina.
shte nje virus qe ka aftesine per te udhetuar ne aeroplan dhe ne njerez te infektuar - thote doktor Weaver i cili eshte duke punuar per nje vaksine kunder cikun-gunias. Vaksina eshte treguar e efektshme tek minjte ne laborator. Ndersa ne universitetin Cornell doktoresha Harrington eshte duke punuar per sterilizimin e mushkonjes mashkull per te nderprere riprodhimin e tyre. Kjo do te sjelle eleminim ose pakesimin e numrit te mushkonjave thote ajo.
Te dy shkencetaret jane te shqetesuar se ne qofte se nje menyre per te kontrolluar perhapjen e semundjes cikun-gunia dhe ethet tropikale nuk gjendet shpejt te dyja keto semundje do te behen te shpeshta ne Shtetet e Bashkuara. Doktoresha Harrington thote se teknikat qe provohen te suksesshme kunder ketyre ketyre dy semundjeve mund te perdoren gjithashtu per luftuar edhe semundje te tjera perfshi malarien.