E Hënë, 2 Nëntor 2026

Studimi duhani me shume deme tek femrat

Një cigare për femrat është e barabartë me 5 cigare që pijnë meshkujt. Ky është përfundimi i një studimi të paraqitur në Kongresin Europian të Kardiologjisë në Paris.Organizmi i femrës është më i ndjeshëm ndaj efekteve të duhanit, pavarësisht faktorëve të tjerë si mosha, presioni arterial, obeziteti dhe klasa sociale.

Elena Tremoli, drejtuesja e këtij studimi thotë se "gratë janë të mbrojtura kundër sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos para menopauzës. Kjo con në moskujdesin ndaj faktorëve të rrezikshëm për shëndetin femëror". Studimi është fokusuar në 1694 meshkuj dhe 1893 femra në pesë vende të ndryshme dhe ka treguar se cdo cigare që pi një femër është ekuivalente me pesë cigare që konsumon një mashkull. Kjo përllgaritje është bërë në bazë të numrit të cigareve të konsumuara, dhe progresivitetit të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut, si kolesteroli apo tensioni.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›