E Shtunë, 31 Tetor 2026

Windows 8 me një “Explorer” të ri

Blogu “Building Windows 8” për një kohë të gjatë ka përmbledhur artikuj interesant. Me zhvilluesit e programit dhe përdoruesit në komunikim të vazhdueshëm, është arritur një perfeksionim në metodën e punës edhe të sistemit të ri.

Një prej diskutimeve të fundit ka sjell një “Explorer” (sistemin e paraqitjes dhe arkivimit të dokumenteve) më funksional, i cili do të vi me versionin e i të sistemit operativ të Microsoft.

Pamja e re do të përmbaj butona të përmasave të ndryshme, etiketa, ikona me shumë pjesë dhe tabet. Në grafikën e re do të jet e mundur pamja në “full-screen” dhe dhënia e komandave me anë të gjesturave.

Disa mendojnë se në të kundërt me sistemin e Apple që është më minimal, Windows po ngarkohet së tepërmi me ikonat e shumta. Ndërkohë të tjerëve idea vënies në dukje të cdo komande e bënë më të thjesht dhe të shpejtë punën.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›