E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motorcikletat e shpejtesive te medha me energji elektrike

Autore dhe konsulente e specializuar ne makinat elektrike Eva Hkansson eshte anetare e bordit te studimeve te  transportit ne Agjencine e Energjise se Suedise ekuivalente me Departamentin amerikan te Energjise.  Ajo eshte gjithashtu anetare e Shoqates suedeze te Automjeteve elektrike dhe Shoqates suedeze te shofereve te gjelber.  Per temen e saj te magjistratures ne Univesitetin e Denverit per enxhinieri mekanike  zonjusha Hkansson ndertoi motorrcikleten e saj elektrike te gjelber dhe miqesore per mjedisin. Kolegia Isabela ocoli na sjell hollesi ne rubriken tone te perjaveshme Prirjet e Gjelbra.

Eva eshte e pasionuar me automjetet elektrike dhe shpejtesine. I ati Sven Hkansson eshte kampion ne garat me makina  dhe projektues i famshem motorrcikletash. Eva ben pjese edhe ne ekipin KillaCycle i cili perdor motorrcikletat me te shpejta elektrike ne bote. Kjo motorrciklete eshte projektuar dhe ndertuar nga i shoqi Bill Dub.

KillaCycle eshte nje motorrciklete krejtesisht e gjelber. Ne Kolorado ajo ngarkohet me energjine e eres dhe punon me energji elektrike prandaj dhe nuk emeton gaz karbonik. KillaCycle shpenzon rreth gjysme kilovatore energji per nje rruge qe do te duheshin rreth kater litra benzine me nje motorrciklete te zakonshme.

Eva eshte e diplomuar ne administrim biznesi dhe ne shkencen e mjedisit por ajo eshte edhe inxhiniere mekanike. Ajo ka shkruar shume artikuj rreth makinave hibride dhe elektrike.Sebashku me te atin ajo ka ndertuar dhe regjistruar motorrcikleten e pare elektrike per tu perdorur ne autostrade qe quhet ElectroCat.

ElectroCat-i  eshte po aq i shpejte sa edhe motorrcikleta e zakoneshme por ajo pershkon rreth 500 kilometra me nje energji ekuivalente me kater litra benzine.

Energjia elektrike eshte forma me eficiente per te pershkuar distanca te gjata dhe pervec kesaj eshte e shpejte dhe e paster thote ajo. nderra a saj eshte te ndertoje nje motorrciklete elektrike me shpejtesi 600 kilometra ne ore dhe ajo po punon aktualisht per kete.

Eva dhe i ati Billi  kane ndertuar tri motorrcikleta te ndryshme per te demonstruar se te projektosh dhe te ndertosh motorrcikleta miqesore per mjedisin nuk do te thote te sakrifikosh cilesine e tyre si automjete.

Eva dhe Billi nuk jane te apasionuar vetem rreth automjeteve te gjelbra ata perpiqen te ndjekin praktikat e gjelbra edhe ne jeten perditeshme. Madje Billi e ka konvertuar makinen e tij  Volkswagen Cabriolet te 1986s ne automjet me bateri.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›