E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muslera mbetet në Lazio

Portieri Fernando Muslera është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me Lazion, ka shkruar ueb faqja Tuttomercatoweb të shtunën. Reprezentuesi i Uruguait thuhet se ka vendosur të mbetet në Romë dhe menaxheri i tij, Daniel Foncesa, ka arritur marrëveshje – tani për tani verbale – me presidentin Claudio Lotito për vazhdimin e qëndrimit për pesë vitet e ardhshme, deri më 2015.

Për finalizimin e kontratës së re kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje, të cilat janë paraparë të rregullohen pasi ekipi të sigurojë mbijetesën në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›