Emergjenca shëndetësore, Pipero: Situata është normalizuar
Pas 1 muaj gjendje alarmi, e mërkura ka qënë e vetmja ditë pa asnjë thirrje emergjence shëndetësore. Në zonat e bllokuara nga moti i keq duket se situata tashmë është e normalizuar.
Duke bërë një rezume të plan veprimit në emergjencë të Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se janë bërë 85 misione fluturimi dhe janë trasportuar 97 pacientë. Qarqet që kanë shënuar numrin më të madh të të sëmurëve janë Kukësi dhe Dibra.
Pipero tha se në drejtim të këtyre zonave janë nisur ilaçe dhe do të vazhdojë gjendja e gadishmërisë deri në daljen e vendit nga kjo situatë. Ministria e shëndetësisë ka një tjetër plan veprimi post emergjencës për të asistuar në shëndetin e banorëve që prej kohësh ishin të izoluar.