Muslimanët zgjedhin, xhamia në oborrin e Parlamentit

Lulishtja, ku sot është oborri i Kuvendit të Shqipërisë, është zgjidhja e vetme e muslimanëve për xhaminë e re në kryeqytet. Siç njihet ndryshe, sheshi i Namzagjasë është përzgjedhur nga kryesia e KMSH-së, si vendi ideal për të ngritur xhaminë mbi ato themele të hedhura që në vitin 1993.
Muslimanët janë të vendosur që strehën e re për faljen e tyre, ta vendosin pikërisht aty ku sot është oborri i Kuvendit, i të zgjedhurve të popullit. Në komunikatën zyrtare të shpërndarë në media, thuhet se truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konisderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe ajo e bulevardit “George Bush”, nga ku do të kërkohen kompesimi i saj.
Ndërtimi i xhamisë së re për muslimanë, muaj më parë ka qenë mollë sherri mes Bashkisë, Komitetit Musliman dhe qeverisë në lidhje me projektin, shpronësimin e hapësirës ku ishte menduar të ndërtohej xhamia më parë. Në këtë rast, mbledhja e Këshillit të Komitetit Musliam lë në fuqi vendimin se xhamia për ta nuk do të ndërtohet pas Pallatit të Kulturës, apo më tej qendrës.
Vendi, të cilin duan dhe kanë zgjedhur muslimanët është aty, ku është vendosur guri i parë i themelit për këtë xhami, në hapësirën e gjelbëruar të KMSH.