Preshevë, protesta kundër diskriminimit

Mijëra shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë protestuar në qendër të Preshevës, duke i bërë thirrje Qeverisë së Serbisë, t`i mundësojë zhvillimin ekonomik dhe të ndalojë me diskriminimin e pakicës shqiptare.
Protestuesit kanë thënë se problemet, e rëndësishme për jetën e shqiptarëve në këto tri komuna, nuk janë duke u zgjidhur dhe për këtë arsye është e domosdoshme që vetë qytetarët të këmbëngulin në përmirësimin e pozitës së tyre. Protestua ka zgjatur rreth 15 minuta dhe ka përfunduar pa ndonjë incident.