E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq falënderon Kilin për mos njohjen e Kosovës

Serbia po vazhdon fushatën kundër njohjes së shtetit të Kosovës. Presidenti serb Tomislav Nikoliq, është takuar me presidentin e Kilit, Santiago Sebastian Pinheiro.

Gjatë takimit, Nikoliq falënderoi homologun e tij kilian, për mbështetjen parimore, dhe siç është shprehur Nikoliq, për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidentët janë takuar gjatë një samiti në Amerikën Latine./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›