E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Star Academy 5", le garen Enedio

Ne shtepine e Akademise se yjeve nuk do te jete me Enedio. Bisedat e tij me vajzat, keshillat miqesore, por edhe perqendrimi i tij per ore te tera ne prova, do te mungojne tashme ne shtepine e famshme te "Akademise se yjeve 5". Konkurrentet jane ndare mbremjen e se shtunes me djalin nga Korca, i cili u eliminua ne castin final te spektaklit, pasi mori me shume propozime per tu larguar nga skuadra kundershtare dhe nuk arriti te fitonte as mbrojtjen e panelit te profesionisteve...
Fiton skuadra e bardhe
Mbremja e trete e Akademise se Yjeve ka qene e mbushur me spektakel, gare te ethshme, emocione te forte dhe lot. E shtuna ne Tv Klan, ka risjelle ne skene konkurrentet e shtepise se artit te cilet kane performuar live nga ora 20:15 deri ne 23:30. Skuadrat kane sfiduar njera-tjetren ne te gjitha disiplinat dhe fituese ka rezultuar grupi i bardhe, ku 6 konkurrentet e saj, Sara, Branimiri, Fatjola, Endri, Dafina dhe Anxhelo kane arritur te fitojne secili nga nje sfide, kundrejt 4 sfidave te fituara nga Andri, Albi, Rebeka dhe Muhamiri ne skuadren blu. Ka qene Anxhelo, 17 vjecari nga skuadra e bardhe surpriza e madhe e spektaklit. Djaloshi i cili eshte konkurrent per balet, ka shfaqur talentin e tij dhe ne kenge, disipline ne te cilen ka arritur te triumfoje kundrejt Enedios konkurrentit per kanto nga skuadra blu. Ky i fundit si rezultat i nominimit nga grupi i bardhe, vendndodhjes ne pozicionin e 15-te te Top Listes dhe vendimit te pedagogeve, ka qene i eliminuari i radhes nga Akademia e Yjeve dhe ka braktisur garen per ne finale.
Sfida dhe surpriza
Ne nje maratone te vertete talentesh, sfidat jane nderthurur me surpriza te shumta. Gara eshte hapur me nje sfide te forte, ku serish per te treten nate radhazi jane perballur Albi dhe Baranimiri. Albi ka kenduar nje kenge mjaft te veshtire, por njekohesisht edhe elektrizuese "This is how a heart breaks". Menjehere pas tij Branimiri ka kenduar kengen e famshme te Massiomo Ranierit "Perdere l'amore". Pa kaluar shume kohe pas performimit te te dyve, menjehere pas vleresimeve te kritikes, qe jane shprehur me superlativa per te dy djemte, ne ekran jane shfaqur rezultate te kesaj sfide, ku sipas votuesve rezultoi fitues djali nga Shkodra, Branimiri. Me tej disiplina e radhes ishte kercimi hip hop, ku kane dale ne sfide dy cifte Muhamiri dhe Rebeka nga skuadra blu dhe Anxhelo me Fatjolen nga skuadra e bardhe. Pas vleresimeve te jurise, autoret e programit, kane zbuluar surprizen e pare te, mbremjes, nje klip kushtuar Anxhelos, i cili pergjate gjithe javes se kaluar ka shfaqur deshiren per te kenduar, e kjo paralelisht me pasionin e tij kercimin. Prezantuesja Zana Cela e ka ftuar Anxhelon te flase me gjate per pasion te tijin per kengen dhe e ka pyetur nese do te donte te sfidonte kete mbremje dike nga skuadra blu ne gjinine e kenges. Anxhelo ka pranuar me kenaqesi duke ftuar ne sfide Enedion, i cili ka kenduar i pari kengen "Imagine". Pas tij Anxhelo e ka surprizuar publikun me vokalin e tij, por edhe interpretimin e kenges "So sick". Juria eshte shprehur e entuziazmuar per zbulimin e ketij talenti te ri, dhe e kane mbeshtetur maksimalisht Anxhelon, por pa lene menjane as vleresimet pozitive per interpretimin e Enedios.
Kjo sfide i ka lene radhen gjinise se baletit klasik, ku jane perballur mes tyre dy balerine me dhunti mjaft specifike Endri nga Durresi dhe Gureldi nga Bilishti i Korces. Performanca e dy djemve eshte vleresuar lart sidomos nga profesor Agron Aliaj, i cili i entuziazmuar u shpreh se nuk e priste kete shkalle te larte interpretimi. Mjaft e zjarrte ka qene edhe sfida e radhes, ne gjinine e kenges, ku mbreme jane perballur serish dafina nga skuadra e bardhe me Silvanen nga skuadra blu. Te dyja vajzat kane interpretuar kengen e famshme te Vace Zeles "Rrjedh ne kenge e ligjerime", dhe jane shoqeruar me dy improvizime mjaft te gjetura ne balet nga miqte e tyre te skuadrave perkatese.
Pas kesaj sfide nje tjeter perballje e forte ne skene. Per te treten jave rresht jane perballur serish Sara e skuadres se bardhe me Ornelen e skuadres blu. Dy konkurrentet kane kenduar kengen e famshme te Beyonce "Hurt", kenge e cila eshte interpretuar mes shume emocioneve sidomos nga Ornela, e cila para se te niste performimin e saj ia dedikoi kengen babait te saj qe nuk jeton me.
Sfida e radhes, ne kercimin latin, ka perfshire ne gare kater konkurrente, Fatiolen dhe Endrin nga skuadra e bardhe te cilet jane shoqeruar nga Graciano dhe Elda dhe dy balerinet e skuadres blu Andri dhe Rebeka te cilet e kane interpretuar bashke kete kercim. Ritmet latine kane sjelle nje atmosfere te zjarrte ne teatrin e Tv Klan. Por menjehere pas performancave vec vleresime profesionale ka dale ne pah dhe nje shqetesim jo fort i zakonte per nje spektakel. Rauli, profesori spanjoll i cili shquhet per disiplinen e forte ne oret e tij te mesimit, eshte ankuar per nxenesit e tij, te cilet sipas tij nuk japin maksimumin e tyre ne prova. Nisur nga kjo kritike e drejtperdrejte, producentja dhe prezantuesja Zana Cela i ka ftuar ne skene te gjithe balerinet dhe u ka kerkuar atyre qe te bejne nje premtim para publikut, per te qene ne ditet ne vijim, gjate oreve te provave, ne lartesine qe kerkon profesori i tyre. Jo pa qellim krejt ne fund te gares, ishte lene nje sfide vertet e vecante, dy duete mbreselenese te performuara nga Branimiri dhe Megi, e me pas nga Albi dhe Orgesa. Interpretimet e tyre kane ndezur skenen e Akademise se Yjeve, si kurre me pare. Branimiri dhe Megi kane kenduar "Broken String", nje kenge e veshtire, por mjaft e pershtatshme te dy vokalet e kengetareve, gje qe garantoi edhe suksesin e plote te ketij dueti. Por mjaft elektrizues ishte edhe interpretimi i radhes ne duetin e Albit dhe Orgeses te cilet kishin pergatitur se bashku kengen e famshme te Tina Turner "Simply the best". Kjo sfide e fundit, i ka lene radhen nje numri special pergatitur enkas per kete nate te trete te spektaklit "Akademia e Yjeve". Nje finale e zjarrte ishte interpretimi i Ajkunes fituesja e e edicionit te 2-te te "Star Academy", e cila ka dhuruar nje show te vertete ne skene.

Ditelindja e pazakonte e Orneles

Nje 17-vjetor ndryshe, plot emocione, dhurata, por dhe miq te rinj. Ornela, konkurrentja per kanto, ka celebruar diten e shtune ditelindjen e saj, e cila do te jete me e vecanta e kaluar ndonjehere. Ne mesnaten e te premtes, ne momentin kur data 1 maj ka shenuar ardhjen e saj, miqte e saj ne Akademi kane shkuar prane shtratit duke e uruar dhe duke mbuluara me perqafime. Nderkohe qe ne zgjim, autoret kane menduar per ta lumturuar paska vajzen nga Kruja, duke i percjelle dhuratat qe familja e saj kishte pergatitur per te. Mes loteve dhe duarve qe i dridheshin Ornela ka hapur dhuratat dhe ka lexuar nje leter te shkruar nga motrat e saj. Por emocionet nuk kane patur te mbaruar per kete ditelindje speciale, pasi gjate spektaklit te se shtunes prezantuesja Zana Cela e ka uruar perpara gjithe publikut, nderkohe qe Ornela mezi perballonte lotet te shkaktuara nga emocionet e kenges qe i rikujtonte kengetares, mungesen e te atit qe tashme nuk jeton me. Nderkohe qe trishtimi i atyre momenteve ia ka lene vendin harese dhe defrimit ne shtepine e Akademise se Yjeve, ku mes miqve te saj me te rinj, nje torte e sjelle nga te afermit e saj dhe plot dhuratave nga njerezit e saj me te dashur, Ornela eshte zbavitur pafund. Urime dhe perqafime, muzike dhe argetim deri ne oret e para te mengjesit, momente qe ashtu sikur dhe vete vajza tregoi ne dhome te rrefimit, diten e diel paradite nuk do t'i harroje kurre. Falenderimet e saj jane per te gjithe ata qe munden sado pak t'ia bejne kete dite akoma dhe me te vecante. Sigurisht mungesa e te atit do te ndihej dhe kete dite, por ajo i largon lotet me nje buzeqeshje duke menduar per ditet te vijim dhe sfidat qe e presin.

Andri dhe Rebeka nje perqafim ne skene...

Andri dhe Rebeka, dy balerinet e skuadres blu, te perfshire nje terheqje te dukshme sentimentale me njeri tjetrin qe ne ditet e para te bashkejeteses se tyre ne shtepine e Akademise se Yjeve 5" jane perballur mbremjen e se shtunes me nje surprize. Nje klip i pergatitur per ta rrefente tentativat e vazhdueshme te Andrit per ta puthur Rebeken para kamerave. Me gjithe lojerat e vazhdueshme dhe kundershtite me elegance te korcares se bukur, Andri ka arritur ta puthe edhe ne buze. Perqafimet dhe ngacmimet pafund te ketij klipi, kane ngjallur brohorima dhe duartrokitje te zjarrta mes publikut te shumte qe mbeshtet Andrin cdo te shtune ne spektakel. Ata i kane kerkuar ciftit te puthen ne skene, por vajza capkene ka kundershtuar duke qeshur, e duke pare me turp nga te afermit e saj qe ishin ulur perballe e qe e ndiqnin skene duke buzeqeshur. Krejt ne fund Andri ka mundur ti rrembeje Rebekes vetem nje perqafim te ngrohte dhe nje puthje ne faqe dhe e ka lene mandej, me fjalet "te tjerat ne shtepi..."

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›