E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: As në ëndërr PDK-ja nuk e merr Prishtinën

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka ironizuar me deklaratën e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili në një intervistë, ka thënë se shumë shpejt PDK-ja, do ta marrë edhe Prishtinën.
“Këtë gjë Thaçi mund ta shoh vetëm në ëndërr”, tha të premten Mustafa, pas një aktiviteti kulturor për fëmijë të mbajtur me rastin e festave të fundvitit.
 

Ai i ka quajtur qesharake përgjigjet e Thaçit. Mustafa tha se është e habitshme se si një kryeministër mund t`i quaj zgjedhjet e 12 dhjetorit si demokratike kur aty, sipas tij, kanë ndodhur vjedhje të mëdha.
Nderkohe, duke iu referuar kualicioneve, Mustafa ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush për mundësinë e krijimit të ndonjë koalicioni, por ka përjashtuar çdo afrim me PDK-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›