E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Anetaret e KE theksojne detyrimet qe rrjedhin nga liberalizimi i vizave

Ne Tirane sot pasdite ishte per nje vizite komisionerja europiane e Drejtesise Cecilia Malmstrom dhe sekretari i shtetit belg Melchior Wathelet vendi i te cilit mban presidencen radhes. Vizita e tyre pas vendimit te liberalizimit te vizave kishte si synim te beje te njohur detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.

Nga ana e saj komisionerja Malmstrom u shpreh se ishte e kenaqur nga angazhimii autoriteteve shqiptare per te percjelle mesazhin e duhur se liberalizimi nenkupton udhetim per tre muaj brenda 180 diteve dhe se eshte nje processi cili ka detyrime te qarta. Komisionerja Malmstrom dhe sekretarii shtetit belg u takuan ne Tirane edhe me perfaqesi studentesh dhe te komunitetit te biznesit ku ata kerkuan te mos abuzohet me procesin e liberalizimit te vizave duke paralajmeruar edhe pasojat qe do te vinin nga nje gje e tille.

Vendimii liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen u pasua dhe me ngritjen e nje mekanizmi monitorimi i cili parashikon masa drastike deri dhe rikthimin e regjimit te vizave ne rast se do te verifikohen vale azilkerkuesish ne vendet europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›