Mustafa: Konsensus, ose bojkotojmë seancën

Kreu i LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, ka folur për mediat pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. Ai ka thënë se duhet të gjendet konsensus i përgjithshëm politik për çështjen e presidentit por edhe për situatën politike në përgjithësi, në të kundërt, sipas tij, LDK është e vendosur që të bojkotojë seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit nëse nuk ka konsensus paraprak me partitë.
Një deklaratë e tillë erdhi ndërkohe që zhvillohej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediat informuan se Isa Mustafa po synon të marrë edhe qëndrimin e strukturave të partisë se si të ecet më tej, konform zhvillimeve të fundit politike në vend. Pas përfundimit të mbledhjes, pritet edhe të komunikohet qëndrimi zyrtar i partisë më të madhe opozitare.
Mbledhja e këshillit të përgj të LDK u pa e domosdoshme për drejtuesit e saj, pas situates së krijuar pas rrëzimit të presidentit dhe futjen e vendit në krizë institucionale. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cilia ka mohuar mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj situatës së re. gjatë paradites u raportua, se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të fuqizojë dy kërkesat fondamentale të partisë, plotësimi i të cilave kushtëzohet me pjesëmarrjen e deputetëve në Kuvend gjatë zgjedhjes së presidentit e gjetjen e një kandidati që garanton balancën ndërmjet pushteteve, dhe pajtimi për një format të ri qeverisës, me mandat jo të plotë.