E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Ku mbetën 30 për qind e votave

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 13:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të martën se partia e Hashim Thaçit duhet të përgjigjet se ku mbetën më shumë se 30 për qind e votave, të cilat i kishin më 12 dhjetor dhe i humbën më 9 janar.

Kreu i LDK-së theksoi se kjo tregon për mënyrën se si janë mbushur kutitë e votimit gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Megjithatë, Mustafa nuk vlerëson lartë as procesin e ripërsëritjes së zgjedhjeve në janar.

Sipas tij, rezultatet e ankesave do të dëshmojnë për parregullsitë që janë shënuar edhe në këto zgjedhje, prandaj, pohimet e PDK-së se ajo shumë shpejtë do të formojë qeverinë e re për Mustafën duken të paarsyeshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 11-vjetorin e vrasjes se veprimtarit, Enver Maloku, bëri homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë. (Telegrafi)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›