E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit PE:Rivotimi në komuname defekte serioze

PRISHTINE- “Defekte serioze dhe vullnet i pamjaftueshëm politik për të zhvilluar zgjedhje të mirëfillta në pajtim me standardet ndërkombetare dhe praktikat e mira zgjedhore.”- thuhet në deklaratën e delegacionit monitorues të zgjedhjeve në Kosovë të Parlamentit Evropian. Sipas deklaratës të lëshuar para përfundimit të numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave të mundshme për rivotimin e djeshëm ne 5 komuna, delegacioni inkurajon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të perfundoje numërimin e votave në mënyrë të saktë dhe të shpallë sa më shpejt të jetë mundur, në mënyrë transparente dhe të hollësishme, rezultatet e zgjedhjeve. Delegacioni ka vërejtur përmirësime përkatëse në performancën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe hapat fillestarë për të reduktuar kulturën e mosndëshkimit. Në njoftim shprehet keqardhje për shkeljet e rënda zgjedhore në disa komuna si dhe procesin e stërzgjatur të numërimit të votave të 12 dhjetorit. “Në mënyrë që të forcohet besimi publik në procesin demokratik duhet që menjëherë të ndërmerret një përpjekje vendimtare për të ndjekur penalisht të gjithë kryerësit e identifikuar të mashtrimeve, përfshirë këtu edhe rastet nga zgjedhjet lokale të vitit 2009.”-thuhet ne deklaratë.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vëzhguesit e PE: Rivotimi në komuna me defekte serioze

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›