Jean pa përgjigje për dëshmitarët e gjallë

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardetto, i cili në raportin e tij kishte shkruar se dëshmitarët vriten në Kosovë, ka refuzuar të flasë se dëshmitarët të cilët ishin shpall të vrarë në raportin e tij janë gjallë.
Gazeta serbe “Politika”, ka shkruar sot se redaksia ka tentuar të marr përgjigje për këtë çështje nga zyra e Gardettos në Monako, mirëpo nuk ka marr përgjigjeje.
Sipas tyre arsyetimi i zyrës së Gardettos ka qenë se është ende herët të flitet për këtë çështje në këtë fazë të proceseve.
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardettomë 26 janar do të raportojë në Këshillin për çështjet juridike dhe të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të KE për mbrojtjen e dëshmitarëve në Ballkan. Mes tjerash Gardeto në raportin e tij ka theksuar emrat e dëshmitarëve nën mbrojtjen e Tribunalit të Hagës - Sadik dhe Vesel Muriqin - për të cilët pohon se janë vrarë gjatë procesit të Ramush Haradinajt.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Sadik dhe Vesel Muriqit. Ata gjatë një rrëfimi në “Koha Vision”, kishin thënë se janë gjallë dhe nuk kanë qenë dëshmitarë të Hagës. (indeksonline)