E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: LDK nuk tallet, Presidentja duhet të dorëhiqet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur presidentes Jahjaga, e cila sot ka deklaruar se nuk do japë dorëheqje. Mustafa ka theksuar se LDK nuk është tallur kur ka nënshkruar marrëveshjen me Thaçin e Pacollin dhe nuk po tallet as tani kur po kërkon dorëheqjen e presidentes Jahjaga.
 

Sipas tij marrëveshja politike e arritur me kryeministrin Thaçi dhe Pacollin i hap rrugë edhe reformës zgjedhore edhe asaj kushtetuese, prandaj sipas tij nëse duhet të impementohet marrëveshja, duhet si e tërë.
 

Mustafa ka thene gjithashtu se edhe Thaçi qe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 2014 dhe kjo sipas tij dëshmon shkelje të marrëveshjes edhe nga kryeministri Thaçi. Ai ka kërkuar si nga presidentja ashtu edhe nga kryeministri që të respektojnë marrëveshjet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›