E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të zhdukurit, Jahjaga: Do të bisedojmë me Serbinë

Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se të zhdukurit janë një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

“Çështja e të pagjeturve është një trashëgimi e dhimbshme e luftërave në rajon dhe posaçërisht në Kosovë, një prej çështjeve që kërkon angazhimin e plotë dhe të pakursyer të të gjithë faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë", thuhet në deklaratën e zonjës Jahjaga.

Institucionet e Republikës së Kosovës, sipas saj, nuk do të pushojnë së angazhuari, derisa të zbardhet fati i secilit person që mungon.

"Çështja e të pagjeturve është një nga çështjet më të rëndësishme që do të dialogohet me Serbinë dhe ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me përparësi", ka thënë Jahjaga.

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve sivjet e ka gjetur Kosovën me 1770 persona të pagjetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›