Nikoliç: Po shqyrtojmë kushtet për rinisjen e dialogut

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka takuar ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Warlick, me të cilën kanë biseduar për rëndësinë e fillimit të dialogut mes autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës.
Zyra e presidentit serb, nëpërmjet një deklarate, ka sqaruar se Nikoliç ka nënvizuar se qeveria serbe është duke diskutuar kushtet për rinisjen e dialogut.
“Nikoliç dhe Warlick janë pajtuar që stabiliteti në Kosovë është shumë i nevojshëm”.
Nikoliç ka ripërsëritur se dialogu teknik është i nevojshëm të ngritet në nivel politik.Ai ka thënë gjithashtu se kur vihet në pyetje Kosova, duhet të merren parasysh interesat e qytetarëve, duke shtuar se të gjitha marrëveshjet që do arrihen në të ardhmen, duhet të definohen mirë në mënyrë që ato të mos interpretohen në mënyra të ndryshme.