E Shtunë, 31 Tetor 2026

LB: Fillimisht Lugina, e pastaj Bashkimi Kombëtar

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se së pari duhet të zgjidhet çëshjta e Luginës së Preshevës.

“Për Lëvizjen për Bashkim referendumi është një e drejtë e patjetërsueshme e popullit shqiptar, por aktualisht është i ngutshëm pasi kemi një sërë procesesh t’i realizojmë në mënyrë që referendumin e vërtetë për bashkim kombëtar ta bëjmë të pranuar ndërkombëtarisht. Kjo nuk mund të lidhet me afate kohore, por me procese politike. Çëshjta e Kosovës Lindore dhe çëshjet e shqiptarëve në Maqedoni duhet të zgjidhen njëherë, pastaj bëjmë një referendum ndërkombëtar” ka thënë Avni Klinaku për gazetën “Epoka e Re”.

Ai ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi duhet të futet edhe Lugina e Preshevës. Kurse duke folur për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, Klinaku ka thënë se vështirë të ndodh ky koalicion, duke e cilësuar postin e kryeministrit si “mollë sherri”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›