E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Nëse opozita bashkohet rrëzojmë qeverinë

PRISHTINË- “Nëse opozita bashkohet, mund ta rrëzojmë qeverinë e Hashim Thaçit që nesër”- kështu ka deklaruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një interviste për “Kohën Ditore”.

Kreu i partisë më të madhe në opozitë shprehet për një sërë çështjes mes të cilave edhe për rolin e opozitës në Kuvend që sipas tij duhet të bëjë më shumë.
“Ne mundemi që nesër të rrëzojmë qeverinë, në qoftë se bëhemi bashkë”- ka deklaruar Mustafa në këtë intervistë.

Por, sipas tij, aktualisht duhet një vëmendje më të madhe në procesin e reformës për zgjedhjet presidenciale dhe ato kombëtare.

Mustafa ka deklaruar se nuk pretendon të kandidojë për postin e presidentit, zgjedhja e të cilit, sipas tij, do të bëhej edhe në 2013-n nëse nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk garantohet pjesëmarrje e mjaftueshme e vëzhguesve ndërkombëtarë. Nga ana tjetër kreu i LDK-së nuk ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të hyjë si koalicion parazgjedhor me AAK-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›