Deutsche Welle: Misioni i Eulex në Kosovë në krizë!
GJEMANI- Misioni evropian për sundim ligji në Kosovë, EULEX, është në krizë. Te paktën kështu transmeton televizioni gjerman, Deutsche Welle, i cili përmes një reportazhi tregon për shpenzimet marramendëse të këtij misioni dhe punën e policëve të tij në veri të vendit.
Gjithashtu, tregohen edhe kalimet ilegale të kufijve nga serbët që nuk i njohin pikat kufitare të Kosovës. “Një ndërrim doganieresh e policësh me helikopter kushton 4 mijë euro, deri tashti vetëm për këtë llogaritet të jenë harxhuar rreth 400 mijë euro, kurse krejt misioni deri tashti ka kushtuar rreth 400 milionë euro. EULEX-i është në krizë”,- përfundon gazetari, duke folur për përballjen me radikalët serbë, që e mbajnë të mbyllur pjesën veriore të vendit.
Veriu, nga aksioni i 25 korrikut kur Qeveria tentoi të shtrinte kontrollin, mbetet i bllokuar. Barrikadat, duket se janë harruar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa tentativat e KFOR-it për t’i larguar ato, shpesh kanë përfunduar me skena qesharake.
(el.me/BalkanWeb)