E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, mesfusha më e mirë në Premierligë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se skuadra e tij ka një prej mesfushave më të mira në Premierligë, kur të gjithë futbollistët e këtij reparti të jenë në dispozicion për lojë.

Përfshirja e befasishme e Jack Wilshere për ndeshjen kundër Norwichit të shtunën përforcoi opsionet për Wengerin, i cili thotë se rikthimi i reprezentuesit anglez shton opsionet në mesin e fushës, duke llogaritur edhe dyshen spanjolle Mikel Arteta dhe Santi Cazorla të cilët kanë shkëlqyer në këtë fillim stinori në Premierligë.

Theo Walcott, Abou Diaby, Emmanuel Fringpong dhe Tomas Tosicky janë në mesin e futbollistëve që i mungojnë Arsenalit por Wenger është optimist se ka opsione të mira në qendër të fushës, prej më të mirave në elitën e futbollit anglez.

"Mesfusha është paraqitur shumë mirë nga fillimi i sezonit por duhet ti kemi të gjithë në dispozicion”, deklaroi Wenger. “Kur të gjithë të jenë të gatshëm për lojë, mendoj se do të kemi balancin e duhur, dhe po, ne mund të kemi mesfushën më të mirë në Premierligë. Kjo është arsyeja pse lejova largimin e Alex Songut në Barcelonë. Ne kemi opsione të shkëlqyeshme në mesfushë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›