Mustafa: “Universite të mahallave”, që po hapen çdo ditë nga Qeveria

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar të martën degën e LDK-së në Pejë për të shënuar përvjetorin e themelimit të saj. Ai ka shfrytëzuar ditëlindjen e 23-të të degës së Pejës për të kritikuar qeverisjen aktuale në vend. Para anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, Mustafa ka zgjedhur të kritikoj pushtetin qendror për keq qeverisje, e në veçanti për degradimin e sistemin e arsimit të lartë.
Mustafa i ka quajtur “ universitete të mahallave ”, universitetet e reja publike që janë hapur vitet e fundit nëpër Kosovë, raporton koha.
Ndërkohë, i pa kritikuar nuk ka mbetur as pushteti komunal i Pejës. Gazmend Muhaxheri, kryetar i degës e ka konsideruar qeverisjen komunale të deshtuar e të keqmenaxhuar. Madje përmes një raporti të emërtuar “ Dështimet e KK Pejë ”, LDK ka ofruar të dhëna me të cilat pretendon se janë keqmenaxhime e dështime në buxhetin komunal, ndarjen e subvencioneve, arsim e shëndetësi, bujqësinë e zhvillimin ekonomik.
“Janë universitete të mahallave që po hapen çdo ditë. Ndërsa me udhëheqjen e tonë do të ketë arsim më të mirë ”, është shprehur Isa Mustafa.
Gjatë këtij festimi të LDK-së, Mustafa ka shpërndarë edhe libreza për 22 anëtar të rinjë, që për herë të parë bëhen pjesë e këtij subjekti./Indeksonline/