E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: Kryetari i PDK-së në Prizren zgjedhet këtë vit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, do të zgjedhet branda këti viti. Zëdhënësi i PDK-së, Sanmir Hoxha , tregoi se pas zgjedhjes së Këshillit drejtues, brenda këtij viti do të zgjedhet edhe kryetari i Degës së PDK-së në Prizren. “Brenda këtij viti do të zgjedhet edhe kryetari i Degës”, tha Hoxha.

Ai vlerësoi se procesi i brendshëm zgjedhor, ka shkuar në mënyrë të rregulltë. ”Zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë shumë të rregulltë.PDK-ja vlerëson se këto zgjedhje kanë qenë të sukseshme dhe mund të merren si shembull, edhe nga partitë tjera politike”,tha Hoxha.

Listës së Këshillit, sipas rezultateve përfundimtare, i prinë kandidati për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren,Nait Hasani.
Ai nga delegatët ka marrë 257 vota, Ramadan Muja 223 vota ,Minir Krasniqi 205 vota. Ndërkaq, kandidati tjetër për kryetar të PDK-së në Prizren,Nijazi Kryeziu,ka marrë vetëm 153 vota.

Dega e PDK-së në Prizren ka mabjtur të shtunën Kuvendin Zgjedhor. Në këtë kuvend për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai, gjatë procesit zgjedhor, ka mbajtur nën kontroll tensionet ndërmjet delegatëve të këtij subjekti politik.Zëdhënësi Hoxha, ka pranuar se gjatë procesit zgjedhor ka pasur tensione, por nëpërgjithësi porocesi ka ecur mirë. “Po ka pasur debatë të nxhetë”, tregoi Hoxha për PrizrenPress.com.

Delegatët kanë pas ankesa për rrjedhën e Kuvendit zgjedhor, respektivisht mënyrën e propozimit të kandidatëve për Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor.

Pas një debati të gjatë është gjetur çelësi i përfaqësimit, ku 192 anëtarë kanë kandiduar për 71 vende në Këshillin e Degës, ndërkohë që 30 delegatët më të votuar do të përfaqësojnë degën në Kongresin Qendror të PDK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›