Mustafa: Sejdiu vizitoi shokët e vet, jo Degën e Gjakovës
Udhëheqësi i partisë së dytë në Kosovë ka thënë se ish-Presidenti Sejdiu nuk e ka vizituar Degën e LDK’së, por një grup të shokëve të tij në qytetin e Gjakovës.
“Ajo nuk është Degë, është një grup i shokëve të z. Sejdiu. Ai mund t’i vizitoi shokët e vet, por jo Degën e LDK’së”, ka thënë Mustafa.
Një ditë më parë, ish-Presidenti Sejdiu ka qëndruar në Gjakovë në Degën Paralele të LDK’së atje dhe ka bërë thirrje udhëheqjes së partisë të mos i përjashtojnë njerëzit që kanë punuar për më shumë se dy dekada.
Sejdiu ka thënë se njerëzit dhe Dega e vjetër janë legjitime sepse kanë dal nga një proces zgjedhor i verifikuar.
Por, kjo është mohuar të dielën nga Isa Mustafa.
Ish-këshilltari për Ekonomi i Fatmir Sejdiut ka thënë se askush nuk mund ta legjitimoj një Degë e cila nuk njihet nga organet drejtuese të LDK’së.
“Kurrkush s`mundet me legjitimu individualisht asgjë, as me mohu individualisht asgjë. Dega e Gjakovës është legjitimuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi i LDK’së dhe ajo nuk është degë, në të cilën ka qenë sepse ajo nuk është Degë, është një grup i shokëve të z. Sejdiu”, ka raguar Mustafa.
Ndryshe, zyrtarët e Degës Paralele të Gjakovës kanë thënë se në tubimin që ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu ka qenë i ftuar edhe udhëheqësi i partisë.
Por edhe kjo është mohuar nga Mustafa.
“Jo nuk kemi qenë të njoftuar, por nuk është ndonjë problem i veçantë”, ka shtuar ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjakovë vazhdon të funksionojë me dy degë – njëra që e përkrah Fatmir Sejdiun, e tjetra e themeluar më vonë që e përkrah Isa Mustafën.
Në Degën e Gjakovës, janë mbajtur zgjedhje të reja, vitin e kaluar, e që janë kundërshtuar nga përkrahësit e Fatmir Sejdiut, ku kanë dalë struktura të reja që përkrahen nga udhëheqja aktuale e LDK’së.
N’degë t’vet
Faton Ismajli
Dallimet mes Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë.
Kjo është vërtetuar edhe të shtunën, ku Sejdiu vizitoi Degën Paralele të Partisë në Gjakovë, ndërsa Lideri i aktual i LDK’së kremtoi 22-vjetorin e Degës së Hanit të Elezit.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjakovë vazhdon të funksionojë me dy degë – njëra që e përkrah Fatmir Sejdiun, e tjetra e themeluar më vonë që e përkrah Isa Mustafën.
Në Degën e Gjakovës, janë mbajtur zgjedhje të reja, vitin e kaluar, e që janë kundërshtuar nga përkrahësit e Fatmir Sejdiut, ku kanë dalë struktura të reja që përkrahen nga udhëheqja aktuale e LDK’së.
Për dallim prej Liderit të LDK’së, ish-Presidenti Sejdiu e ka quajtur legjitime Degën e Vjetër të Gjakovës, njësoj sikur e ka cilësuar legjitim edhe Liderin e Partisë.
“Unë kam ardhur në anëtarësinë e LDK’së dhe një degë që punon, që ka kontributet e saj të jashtëzakonshme, prej themelimit, e edhe në vazhdim”, ka shtuar ai.
Në tubimin e Gjakovës, ishte ftuar edhe Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së shtunë ka qëndruar në një qytet tjetër për të kremtuar 22-vjetorin e themelimit të partisë, në Han të Elezit.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)