E Diel, 1 Nëntor 2026

83 të vrarë gjatë fundjavës në Siri

Grupi Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se gjatë ditës së shtunë, nga sulmet e forcave të regjimit në Siri, janë vrarë 83 persona.

Në këtë numër përfshihen edhe 20 persona, që janë vrarë nga bombardimet në qytetin jugor Dara.

Mendohet se 13.500 njerëz janë vrarë prej se ka filluar goditja e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, kundër protestuesve në Siri, në mars të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›