E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: S’ka marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve

PRISHTINË - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mohoi të këtë bërë marrëveshje me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, që zgjedhjet presidenciale të zhvillohen në vitin 2013.
“Është e vërtetë që unë jam takuar me kryeministrin Hashim Thaçi. Jam takuar edhe me rastin e përurimit të autostradës ‘Ibrahim Rugova’, por në asnjë rast nuk kemi biseduar për mundësinë e ndryshimit të kohës së mbajtjes së zgjedhjeve jashtë marrëveshjes që e kemi pasur me rastin e zgjidhjes së problemit për president të Kosovës”- deklaroi Mustafa.

Kryetari i LDK-së nënvizoi se dëshiron të bisedojë me të gjithë liderët e partive politike, për të arritur një konsensus për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Unë, jo vetëm me liderin e PDK-së, por e kam në plan t’i takoj edhe përfaqësuesit e partive të tjera, si AAK, AKR, edhe me ‘Vetëvendosjen’ nëse është e gatshme, me qëllim që të kemi marrëveshje të përbashkëta për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas afatit të paraparë me marrëveshje.”- u shpreh Mustafa. 

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›