Google i të ardhmes, një projekt italian
Tani për tani njihet vetëm emrin, Volunia. Por rrjeti tashmë është në lëvizje. Në krye të projektit është një italian, Massimo Marchiori shpikës i algoritmit në bazë të suksesit të Brin dhe Page. Paraprakisht janë hapur regjistrimet për ta provuar
Lëvizja në rrjet po rritet dhe kuriozët shtohen, po vjen një motor i ri kërkimi që premton të revolucionojë web-in. Lajmërimi duhet marrë seriozisht, duke qenë se pas fshihet Massimo Marchiori, ideator i Hypersearch, algoritmi bazë i Google, protagonist në botën e teknologjive të reja.
Për Volunia, kështu quhet projekti, dihet ende shumë pak por lajmi po qarkullon me shpejtësi në rrjet, nëpër blog e forume. Marchiori, tregon se bëhet fjalë për një koncept të ri, që premton një eksperiencë të re në rrjet. Është një projekt ambicioz mbi një ide e disa viteve më parë, por kujdes nuk duhet pritur një Google i përmirësuar. Nuk bëhet fjalë për këtë, nuk ka kuptim të sfidosh një gjigand.
Volunia është diçka tjetër, me ambicien që të jetë një projekt global, do të jetë i gatshëm në 12 gjuhë, për të gjetur përmbajtje nga e gjithë bota. Por do të funksionojë në mënyrë inovative. Kush e di nëse do të arrijë të bashkojë realen me virtualen, e ardhmja e motorëve të kërkimit si e shikon prej kohësh profesori i ri nga Padova.
Janë tre vjet punë top secret, një skuadër e gjitha italiane dhe kapital po ashtu italian. Hedhja në treg është parashikuar brenda fundit të vitit, një mënyrë tjetër kjo për ti uruar web-it ditëlindjen.
(a.s/BalkanWeb)