E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Thaçi synon ta copëtojë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa është përfshirë në debatin e nxitur pas synimeve të përsëritura të kryeministrit Hashim Thaçi për të krijuar Komunën e Kodrës së Trimave, në këtë lagje të kryeqytetit që është bastioni më i fortë i LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se “tekat” që i përdor kryeministri Thaçi do të çonin në shpërbërjen e plotë të Prishtinës, e të cilën ka thënë se do ta kundërshtojë me çdo kusht.

“Sikur të funksiononte ajo që e thotë kryeministri për Kodrën e Trimave, atëherë do të duhej që komuna të formoheshin edhe në Dardani, në Velani e kudo tjetër, por çfarë do të mbeste pastaj prej Prishtinës”, ka thënë Mustafa.

Kreu opozitar, siç transmeton Klan Kosova, ka vlerësuar se para se të angazhohet për “Komunën e Vranjevcit”, kryeministri do të duhej që të angazhohej që ta zhbllokojë procesin e miratimit të Ligjit për Prishtinën, për të cilin opozitarët pretendojnë se është bllokuar për qëllime politike nga partia në pushtet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›