Edhe Çitaku e Krasniqi kundër Lubonjës

Edhe Ministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi ka shkruar kundër analistit të njohur shqiptar Fatos Lubonja i cili kishte shkruar një opinion ku e kritikonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
"A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtarëve të Kosovës?Skizofreninë tënde s'mund t'ia mveshesh kombit tënd!", shkruan Krasniqi në Twiter.
Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social Facebook kundër analistit të njohur shqiptar Fatos Lubonja i cili kishte shkruar një opinion ku e kritikonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
"Shokuese deklarata e Lubonjes! Pa fjale!".
.........
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ernest Luma ka shkruar kundër analistit të njohur shqiptar Fatos Lubonja i cili kishte shkruar një opinion ku e kritikonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.
“1) Njerëzit (analistët) si Fatos Lubonja ne k’nej i quajmë “Nona e viçit”, andej i quajnë “bir kurve”;
2) Unë kam “argumente” (ekuivalente më të Fatosit) se ai në pikë të natës e në pikë të ditës, atëherë kur nuk ishte autostrada e, edhe tash kur ajo është, e vë maskën në krye dhe del me “kallash” në Rrugën e Kombit – i plaçkitë turistët kosovarë;
3) Fatos Lubonja - ka mbiemrin që i aliteron (dhe bukurtingëllon) saktë me mbiemër shkau, dhe mos u çuditni sa çkë pjellë mendja e tij e çka pjerdhë goja e tij. Nën atë mjekërr qirilicë fshihet një shka që flet shqyp…”, ka shkruar Luma në rrjetin social Facebook.
“Njerëzit e UÇK'së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar dhe vrarë", kishte shkruar Lubonja në shkrimin e tij.Ai poashtu ka shkrua se ‘fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre’.
Kundër këtij qëndrimi ka reaguar edhe deputeti i AAK-së Burim Ramadani.
“Gjyqi pa gjykate eshte krim. Por, gjyqi pas shpalljes dy here te pafajesise nga Gjykata eshte krim me paramendim”, ka shkruar ai./Indeksonline/