Skandal i ri qeveritar në Itali

Shefi i stafit i ministrit të Brendshëm italian ka dhënë dorëheqje në mes të skandalit politik lidhur me dëbimin e gruas dhe vajzës së një disidenti kazak. Giuseppe Procaccini ka dhënë dorëheqje pasi që incidenti rrezikonte stabilitetin e koalicionit qeverisës. Mediat raportojnë se Procaccini akuzohet për takim me zyrtarë kazakë para ekzekutimit të dëbimit nga Italia. N
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano (në foto) do të ballafaqohet të premten me mocionin e mosbesimit. Alfano kishte thënë se ai nuk dinte gjë për bastisjen, por kjo nuk i mjaftoi opozitës, e cila kërkon dorëheqjen e tij.
Në anën tjetër, vendndodhja e disidentit kazak, Muhtar Ablijazov, nuk dihet. Por në muajin maj gruaja e tij dhe vajza ishin arrestuar pas një bastisjeje policore në orët e vona në shtëpinë e tyre në Romë. Më pas ato u morën me një aeroplan privat nga diplomatët kazakë dhe u kthyen në vend. Edhe ambasadori i Kazakistanit është ftuar për të dhënë shpjegime nga Ministria e Jashtme italiane./Indeksonline/