E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Thaci kerkon te jete sundimtar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk lëviz nga qëndrimi i tij se zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë janë abuzuar dhe insiston për zgjedhje të reja.

Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, Mustafa shprehet se institucionet që mund të dalin nga zgjedhjet do të jenë tërësisht ilegjitime.

Mustafa thekson se kthimi i këtij legjitimiteti të munguar mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja, të cilat sipas tij do të mbahen vjeshtën e ardhshme.

Duke e cilësuar si të papranueshme cdo formulë qeverisjeje, kreu i LDK-së hedh akuza edhe ndaj kryeministrit Hashim Thaci.

“Është vënë në pyetje morali, ndërgjegjja dhe përgjegjësia politike, ndaj të cilave zoti Thaci duhet të ketë më shumë kujdes, sesa ndaj dëshirës së tij për të sunduar Kosovën. Neve nuk na nevojiten sundues, por njerëz që vijnë në qeverisje me votën e qytetarëve dhe jo me vota të abuzuara”, deklaron Mustafa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›