Artdashësi Sanader
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, Krishtlindjen e kaloi i vetmuar, në burg, njësoj siç do ta kaloj edhe festën e Vitit të Ri. Me gjasë, një prej arsyeve që gruaja e tij Mirjana, dhe vajza e vogël Bruna nuk mund ta braktisin Zagrebin, mbase lidhej edhe me një ngjarje që e pasoi Krishtlindjen. Nga vila e Sanaderit në qendër të Zagrebit, me urdhër të prokurorit shtetëror, policia kroate konfiskoi shumë vepra artistike.
Veç policëve, në shtëpinë e Sanader qëndroi edhe një historian arti, i cili po iu ndihmonte organeve të ndjekjes në vlerësimin e pikturave artistike që u konfiskuan prej atje. Pikturat e konfiskuara do të mbesin në pronësi të shtetit derisa përmes procesit gjyqësor kundër Sanader të mos dëshmohet fajësia e tij për përvetësimin e parave të shtetit, me qëllim të financimit të Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), kryetar i së cilës ishte Ivo Sanader.
Vlera e pikturave të konfiskuara vlerësohet të jetë disa milionë euro.
Koleksioni i orëve të dorës të ish-kryeministrit kroat nuk është vlerësuar ende.