E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa Zgjedhjet te jene legjitime

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa deklaron se te gjitha subjektet politike ne vend se bashku me LDK-ne duhet te sigurojne qe zgjedhjet e 12 dhjetorit te jene legjitime dhe qe edhe rezultati i tyre te jete legjitim.

Ne te kunderten tha ai do te deshtoje shtetndertimi i Kosoves ne kete faze.

Ne do te bejme cdo gje qe ta perballojme kete proces qe ne ti ndihmojme ketij procesi qe ai te jete i suksesshem. Ne nuk do te mund te krenohemi nese suksesi do te deshtoje per arsye se me kete do te deshtoje edhe shtetndertimi i Kosoves ne nje faze. Ne ia kemi borxh edhe Kosoves por edhe shtetesise sone qe ne te bejme cdo gje qe zgjedhjet te jene legjitime dhe qe rezultati i tyre te jete legjitim. Une ketu e shoh pergjegjesine tone si LDK te cilen ne duhet ta realizojme por edhe te subjekteve te tjera politike dhe te faktorit nderkombetar i cili ka investuar shume ne Kosove tha Mustafa.

Zoti Mustafa ne nje interviste per BBC-ne ka shfaqur synimin e partise se tij qe te fitoje ne zgjedhjet e jashtezakonshme dhe qe te qeverise me vendin ne periudhen e ardhshme.

Ai tha se LDK-ja do te orientohet qe te beje koalicione paszgjedhore me ato subjekte dhe parti politike me te cilat ka afersi programore.

Ne objektivisht do te orientohemi ne koalicion me ato subjekte dhe parti me te cilat kemi afersi sa i perket programit ose kemi besim te plote ne sjelljet tona dhe pergjegjesine per realizimin e qeverisjes dhe nuk e perjashtoj kete. Por tani per tani eshte heret te thuhet sepse duhet te konsultohemi edhe me Kryesine dhe Keshillin Qendror ne keto dy dite ne menyre qe te kemi orientimet e qarta per kete tha Mustafa.

Kryetari i komunes se Prishtines fitoi te dielen zgjedhjet per kryetar te partise ne Kuvendin e shtate te LDK-se me nje shumice votash ndaj rivalit te tij kryetarit te deritashem Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›