E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Greqi socialistet kryesojne

Fitore si ajo e Pirros kane arritur socialistet ne Greqi ne zgjedhjet per pushtetin lokal qe u zhvilluan diten e diel.UPDATE

Pas numerimit te mbi 95 te votave ne rang vendi socialistet kryesojne ngushte ne 7 prej 13 qarqeve te vendit me karakteristike kryesore te ndarjes se hartes zgjedhore qe veriu i Greqise ka votuar per konservatoret dhe jugu per partine qeveritare.

Kryeministri Papandreu ka deklaruar se ne baze te ketyre rezultateve ka marre nje votbesim te ri per te vazhduar perpjekjen e qeverise qe ai udheheq per te nxjerre vendin nga kriza dhe se vendi nuk do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

E dime se ndryshimi nuk eshte nje dicka e lehte. Por populli grek na solli ne pushtet nje vit me pare qe te ndodhte ky ndryshim dhe sot ai i pyetur per te konfirmoi qe e do kete ndryshim. Qe nga neser vazhdojme punen tone mbetemi te fokusuar ne qellimin tone te madh dhe te perbashket .Ne radhe te pare shpetimi i vendit por gjithashtu nje vend me i drejteme i mireme nje ekonomi te shendetshme qe do te na lejoje qe te vendosim per fatin tone deklaron Papandreu.

Persa ju perket pese bashkive me te medha te Greqise konservatoret ruajne perseri bastionet e tyre ne Athine dhe Selaniksocialistet kryesojne ne PirePatra dhe Iraklio. Por do te duhet edhe votimi i se dieles tjeter qe te konfirmohen fituesit pasi nuk kane kaluar cakun prej 50 plus nje vote.

Pavaresisht kryesimit ne keto zgjedhje epersia e socialisteve eshte shume e lehte ndersa kane humbur pothuajse 10 pike nga zgjedhjet paralamentare te tetorit te kaluar dhe ndodhen vetem 2 pike larg konservatoreve.

Prej atyre qe votuan shumica denoi politiken e Papandreut .Por edhe ata qe qendruar ne shtepite e tyre kundershtuan kercenimin qe ai beri para zgjedhjeve thote Samaras.

Ka rritur perqindjet e veta Partia Komuniste qe ka perqendruar shume vota prej grekeve te pakenaqur.

Ky reduktim teper i ndjeshem i diferences me konservatoret por edhe mospjesmarrja teper e madhe ne zgjedhje qe kapi shifren prej 40 interpretohen si proteste e grekeve ndaj politikes se qeverise socialiste dhe reformave te saj antikrize. Megjithate Papandreu ka nje epersi te ndjeshme ne parlamentin grek per te vazhduar zbatimin e masave edhe ne tre vitet e ardheshme te mandatit te partise se tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›