Sinani hyn ne histori me 201 gola te shenuar ne Kategorine Superiore
Ne stadiumin Loro Borici eshte luajtur ndeshja midis Vllaznise dhe Elbasanit e cila ka perfunduar me rezultatin 3-0 me gola te shenuar nga Nallbani ne minuten e 9-te dhe nje dopiete te Sinanit ne minutat e 23-te dhe 31-te. Goleadori i njohur kuqeblu ka thyer cdo lloj rekordi sa u takon golave personale te shenuar ne kampionatin shqiptar pasi ka regjistruar plot 201 te tille. Dygoleshi ndaj verdhebluve ia ka dhene kete mundesi e cila perben nje krenari te madhe jo vetem per vete lojtarin dhe Vllaznine por per tere futbollin shqiptar qe ka ne gjirin e vet nje sulmues te tille. Per sa i perket takimit tre golat e Vllaznise i kane dhene po kaq pike skuadres shkodrane qe renditet tashme ne vendin e 6-te te Superliges pas javes se 10-te me pike te barabarta me Shkumbinin por me golaverazh me te dobet se peqinasit. Ne kete menyre duket se ka mberritur edhe kthesa e duhur per Vllaznine e cila nga ana tjeter ka fundosur me keq Elbasanin qe mbyll klasifikimin me vetem 6 pike cka e ben ndeshjen e fundit te fazes se pare te ketij kampionati fundjaven e ardhshme ne Ruzhdi Bizhuta me Flamurtarin per jete a vdekje ku vetem 3 piket japin sadopak shprese per te ardhmen e verdhebluve qe po kalojne nga njeri deshtim ne tjetrin ne kete edicion shume larg emrit te krijuar. Kujtojme se keto dy ndeshje te se dieles ishin te inkuadruara per javen e 10-te te Superliges e cila e ka ngritur siparin e vet nje dite me pare te shtunen me 3 ndeshjet e para dhe do ta ule siparin e saj te henen me sfiden permbyllese Teuta-Bylis.