E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa huazohet në Kosovë

FC Prishtina dhe Kosova e Vushtrrisë kanë arritur marrëveshje për transferimin e Argjend Mustafës nga kryeqyteti tek ekipi vushtrrias, në formë huazimi.

Kështu, mesfushori i ri dhe shumë i talentuar, do ti mbrojë ngjyrat e Kosovës (V) deri në fund të këtij kampionati. Lajmin e ka konfirmuar për Express, kryetrajneri i Kosovës (V), Arbnor Morina.

Argjend Mustafa tash e tri ditë po stërvitet me ne. Kemi arritur marrëveshje me klubin prishtinas për ta huazuar Mustafën, deri në fund të këtij sezoni. Drejtori i Përgjithshëm i Prishtinës, Edmond Rugova, shpejt do ta lëshojë dokumentacionin e tij, deklaroi Morina.

Argjend Mustafa edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës së Vushtrrisë, por me moshë ishte i ri dhe luante për ekipin e juniorëve. Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për të rinj, në turneun Gaetano Scirea, që ishte mbajtur në Itali, ku pati shkëlqyer dhe pati rënë në sytë e menaxherëve të skuadrës nga Torino. Më pas, me insistimin e ish-trajnerit të saj, Afrim Tovërlani, FC Prishtina e pat transferuar atë në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›