Traktori i Interit

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka bërë paraqitjen e 139-të me radhë (rekord i ri), në ndeshjen e së shtunës mbrëma, kundër Catanias. Ai nuk ka munguar në asnjë ndeshje tash e tre vjet. Argjentinasi 36-vjeç ka treguar sekretin e tij të punës, ndërsa nuk kishte marrë pushim as në ditën e martesës.
Ju nevojitet fat, por edhe përkushtim në punë. Madje edhe temperatura mund tju dërgoj jashtë fushës, por kjo nuk më ka ndodhur mua. Gjithmonë jap maksimumin në stërvitje, sikur të jetë finale e Ligës së Kampionëve, tha Zanetti, gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Seria e paraqitjeve të njëpasnjëshme të Zanettit është e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh moshën e tij, por argjentinasi pothuajse kurrë nuk është i lënduar ose i suspenduar. Kartoni i tij i fundit i kuq ishte më tepër se 10 vjet më parë, ndërsa ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme në ekipin e kampionit të Italisë.
Dhe është pikërisht shembulli i tij të cilin trajneri Jose Mourinho shpreson të përcjellin futbollistët e rinj si Mario Balotelli. Mourinho e kritikoi Balotellin, gjatë konferencës për shtyp, të premten, duke thënë se pas paraqitjes së mirë javën e kaluar kundër Genoas, ai është stërvitur dobët këtë javë.
Mourinho shtoi se Balotelli do të luajë kundër Catanias, por vetëm për shkak se ka krizë të sulmuesve të lënduar dhe nuk ka opsione të tjera.
Zanetti ka këshilluar italianin e ri duke thënë se ai duhet të jetë i vetëdijshëm për mundësinë që i është ofruar. Mario është person i cili dëgjon, është i ri, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe ka të drejtë të bëjë gabime, por ka edhe detyrë të kuptoj fatin e madh që ka. Jo shumëkush ka mundësi të zhvillohet, të bëjë gabime dhe të mësojë në një klub si Inter, i rrethuar nga futbollistë të shkëlqyeshëm, të cilët kurrë nuk i mohojnë këshilla apo përkrahje, përfshirë trajnerin. Mourinho është gjithmonë i pari që e këshillon dhe nuk mund të thoni se nuk i ka dhënë kohë ose mundësi, u shpreh Zanetti.
Janë qëndrimi dhe sjelljet e Balotellit ato që e kanë vënë në dyshim dhe jo talenti i tij, andaj ai mund të marrë mësim nga kapiteni i ekipit. Zanetti i është bashkuar legjendës së Interit, Giacinto Facchetti në 476 paraqitje në Serie A, të shtunën mbrëma, duke kaluar në pozitën e dytë të gjitha kohërave pas Giuseppe Bergomit.
Zanetti ka treguar se sekreti qëndron thjesht tek përkushtimi. Ju duhet fat që të mos keni probleme fizike, por edhe nevojitet punë e madhe. Puna gjatë javës ua përcakton fatin profesional, përfundoi Zanetti, i cili në Inter njihet me nofkën traktor për shkak të fuqisë, qëndrueshmërisë dhe aftësisë për të kaluar kundërshtarët në depërtime, nga krahu i majtë, i mbrojtjes, por edhe mesfusha.