Eksperiencë fantastike

Shkodran Mustafi, futbollisti i vetëm shqiptar që e përfaqëson Gjermaninë në Kampionatin Botëror për grupmoshat U17, i cili ka filluar të shtunën, ndihet jashtëzakonisht mirë. Ai po e shijon eksperiencën në Nigeri.
Këtu ka lagështi të madhe, temperaturat janë mjaft të larta, gjithmonë mbi 20 gradë celsius. Njerëzit e këtushëm do ti përshkruaja si shumë miqësorë. Kur autobusi i skuadrës shkon në fushën e stërvitjeve, njerëzit gjithnjë ndalen dhe shikojnë. Është një eksperiencë fantastike. Nigeria e ka demonstruar se mezi pret të fillojë Kampionati Botëror, u shpreh mbrojtësi Mustafi për uebfaqen gjermane hna.de.
Mustafi ishte pjesë e Kombëtares U17 të Gjermanisë, e cila gjatë muajit maj u shpall kampion i Evropës. Mustafi është pjesë e klubit anglez Everton, ku ishte transferuar vitin e kaluar nga klubi gjerman, Hamburg.