E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa i kënaqur me vendimin për rivotim

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që vendvotime në Drenas, Skenderaj e Deçan të shkojnë në rivotime.
Pas një takimi të Kryesisë së LDK-së me degët e saj, Mustafa ka thënë se është analizuar procesi dhe se ka disa vërejtje me vendimet e KQZ-së që pasuan rekomandimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP).
“Jemi të kënaqur me vendimin e KQZ-së për tri komuna, ndersa kemi edhe vërejtje te tjera të cilat tashme do t`i adresojmë në Gjykatën Supreme”, tha Mustafa.
Vërejtjet kryesore që LDK-ja do t`i adresojë në Gjykatën Supreme kanë të bëjnë me Malishevën, ku, sipas Mustafës, ka pasur parregullsi të shumta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›