E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogu shenon por ezena nuk merr asnje pike ndaj Palermos

Fundjava qe sapo lame pas ka qene mjaft e mire lojtaret shqiptare qe militojne ne kampionatet e ndryshme evropiane. Keshtu pas kater golave te realizuar te shtunen ne mbremje nga Hamdi Salihi shpalosi pokerin perballe Lask Lincit te Duros radhen per te bere figure te mire e pati Erjon Bogdani. Shtatlarti i Cezenes vetem pak dite me pare refuzoi kombetaren pasi tha se kerkonte te mblidhte fuqite per skuadren e tij arriti qe te shenoje nje gol mjaft te rendesishem u dha barazimin vendasve per romanjolet nuk diten ta mbronin duke u mundur keshtu brenda nga skuadra e Palermos. Takimi ne Manuzzi qe u cilesua nga mediat italiane si njeri nga bukurite e Serise A deri me tani u zhvillua ne kushte shume te veshtira atmosferike reshjet e shiut nuk pushuan per asnje moment.

Per sa i perket ndeshjes minutat e para folen per miqte. Ne minuten e 11-te Balzareti nga e majta harkoi bukur sferen qe portieri i Cezenes Antonioli nuk mundi ta kapte pasi para tij mberriti Ilicic. Talenti slloven realizoi nje gol mjaft te bukur me take duke u dhene keshtu moral te tijve. Pas ketij goli Cezena vuajti jo pak duke qene se rrezikoi te merrte edhe gola te tjere per Palermon rrezikuan Munjoz dhe Mikoli. Gjithsesi pas ketyre rasteve vendasit arriten qe te ngrinin koken duke gjetur golin me sulmin e pare te mirorganizuar nga dyshja Nagatomo-Xhakerini ne minuten e 24-t Xhakerini nga korsia e djathte pasi dribloi Balzaretin i dha sferen japonezit qe me pas e serviri ne shtyllen e pare pingule nga ku Bogdani nuk u mendua dy here dhe realizoi. Pas barazimit Cezena mori zemer dhe dy goditje te bera nga Apia dhe Parolo impenjuan portierin e rozeve Sirigu. Keshtu ne shifrat 1-1 kryesori i takimit i dha fund pjeses se pare. Ndersa ne fraksionin e dyte gjithcka u zgjidh ne minuten e 6-te kur miqte fituan nje goditje denimi e cila u ekzekutua nga Ilicic. Sfera e goditur prej sllovenit u ndalua ne mur aty e mori Casani qe me pas ia kaloi Cikolit. Numri dhjete nga ai pozicion nuk gaboi dhe mundi Antoniolin. Pas pesimit te golit te dyte Cezena kerkoi qe te barazonte perseri. Ne te dhjeten minute ishte perseri Bogdani qe pasi mori nje asist nga Xhakerini humbi nje rast te paster goli edhe pse ndodhej i vetem ne zonen kundershtare. Keshtu vendasit humben edhe disa raste te tjera shenimi deri kur filluan qe te ndienin lodhjen duke mos rrezikuar me Sirigun. Pas ketij takimi protagonisti i Cezenes Erjon Bogdani tha Na vjen shume keq. E dinim qe sot do ta kishim shume te veshtire pasi perballeshim me nje skuader shume te forte. Ne ne pjesen e pare u treguam te zote pasi kthyem ne gol te vetmin rast qe krijuan nderkohe qe ne pjesen e dyte humbem shume. Gjithsesi ne fund mendoj se Cezena i meritoi duartrokitjet e publikut pasi ne fushe dhame maksimumin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›