Pretendentet heqin masken
Fillimi i fazes se dyte ka nxjerre ne pah skuadrat pretendente. Keshtu deri ne fund te kampionatit per titullin kampion me shume mundesi do te luftojne ekipi i Flamurtarit 28 pike Skenderbeut 25 pike dhe ai i Dinamos 23 pike. Ndersa me pak shanse per tiu gezuar titullit kampion qe do te ishte i 25-ti e ka skuadra e Tiranes. Bardheblute deri me tani nuk kane mundur te marrin me shume se 18 pike edhe pse vete drejtuesit e ketij klubi kane deklaruar se ne merkaton e janarit do te marrin 2 apo 3 lojtare te rinj qe te perforcojne edhe me shume ekipin. Gjithsesi distanca prej 10 pikesh nuk eshte e paarritshme. Duke pare edhe kalendarin e javes se 13-te gjithcka mund te ndodhe. Skuadra vlonjate qe kryeson Superligen pas 12 javesh do te jete mysafire ne kryeqytet per tu ndeshur pikerisht me Tiranen nje tjeter supersfide e ketij kampionati. Bardheblute 24 here kampionet e vendit ne fuqi do te tentojne te marrin meritat e duhura duke frenuar vlonjatet e pandalshem por edhe duke perfshire veten ne luften per titull nderkohe qe Skenderbeu i vendit te dyte do te luaje ne Durres ndaj Teutes. Dinamon e pret nje transferte e veshtire ne Kavaje ndaj Beses. Te tria keto ndeshje por edhe te tjerat e bejne teper te mirepritur javen e 13-te te Superliges nderkohe qe per tu mbyllur java e 12-te duhet pritur edhe ndeshja e se henes Kastrioti-Shkumbini.