Mustafa thotë se është fitues, pret KQZ’në për certifikim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të hënën janë në ankthin e pritjes së ndonjë vendimi nga ana e KQZ-së, për balotazhin për kryetar të komunës së Gjilanit, ndërkohë që vazhdojnë me qëndrimet e tyre, njëra palë duke deklaruar veten fitues, dhe pala tjetër me refuzimin e rezultateve preliminare dhe me kërkesën për rivotim.
Përkundër që KQZ-ja ka shtyrë vendimin e saj, edhe pse procesi i hetimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar, Qemajl Mustafa kryetar aktual i Gjilanit dhe kandidat i PDK-së për mandat të ri, e ndjenë vetën fitues dhe thotë se vetëm pret certifikim të fitores së tij.
Mustafa thotë se përgjegjësia për këtë zvarritje të pakuptimtë mbi njëmujore, tani më i takon kundër kandidatit të tij Fatmir Rexhepit, LDK-së dhe satelitëve të saj, që janë disa aleatëve të papërgjegjshëm.
“Ne natyrisht se kemi hyrë si fitues në këtë garë dhe siç është parë edhe më datën 15 nëntor dhe më 13 dhjetor, fituese ishte PDK, mori më së shumti vende në Asamblenë Komunale, kandidati i saj për kryetar mori rreth 1 mijë vota më shumë qysh me rezultatin preliminar, gjë që është vërtetuar edhe me procesin e rinumërimit”, ka thënë Mustafa.
Por, sipas Mustafës, tjetër është që qarqet e caktuara, që e kanë penguar zhvillimin e kësaj shoqërie edhe në etapat e caktuara dhe tani duke dalë prapë në skenë, pretendojnë që ta bëjnë një frenim për qëllime të ulëta për përfitime të individëve dhe grupeve të caktuara.
“Në fund të fundit, ne kurrë nuk kemi heq dorë dhe kurrë nuk do të heqim dorë, unë jam fituesi, në këtë proces të rregullt, të pastër si kristali. Pra, PDK është fituese, por megjithatë ne po i respektojmë institucionet tona, të cilat siç po shihen janë të brishta, të cila duhet të thonë fjalën e fundit që shpresoj se do ta thonë shumë shpejtë”, ka thënë Mustafa.
Ai tha që pret që KQZ-ja, ta bëjë sa më shpejtë certifikimin e tij si fitues për t’i vënë pikë kësaj odisejade, të cilën siç u shpreh ai e shkaktoi Fatmir Rexhepi dhe bashkëpunëtoret e tij, gjegjësisht partia e tij LDK-ja që po pretendon ti fitojë zgjedhjet në Gjilan pa votë. /kosovapress/