E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Berisha,fajtor për përmbytjet, menaxhoi keq situatën

Në një dalje publike Edi Rama reagoi ndaj deklaratës të Berishës të bërë në Shkodër sipas të cilës kjo situatë ndodh një herë në 100 vjet. Sipas Ramës, kjo nuk është e vërtetë pasi situata e tanishme nuk lidhet me reshjet por me keqmenaxhimin e qeverisë.
"Berisha pasi ka shkelur për një vit krizën ekonomike hapi edhe një gropë tjetër atë të përmbytjes së veriut" theksoi Rama duke shtuar se përmbytjet janë një dhuratë cinike e Berishës për shkodranët.
Sipas tij qeveria nuk përdori ujin në kohën e duhur për energji duke shtuar se në Fierzë mblidhej ujë jashtë çdo norme të lejuar .
Ndërkohë Rama ka theksuar se kryeministri Berisha ende nuk ka një faturë të dëmshpërblimeve duke theksuar se ai duhet t'i thojë shkodranëve se me ta nuk do të ndodhë si me banorët e Gërdecit por se ai do t'i kompesojë ata çdo qindarkë të dëmeve.
"Ky vend dhe ky popull nuk ka arsye të paguajë për interesat e këtij njeriu dhe të pushtetit tij familjar" përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›