Topi pro të përndjekurve: “Të dëmshpërblehen moralisht dhe materialisht”
Autori i Lajmit: red.
Politika shqiptare duhet t i shmanget leximit të njëanshëm të historisë dhe mbulimit nga harresa të çështjes së të përndjekurve politikë. Krimet e komunizmit duhet të zbardhen plotësisht. Kështu u shpreh dje Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e 62-vjetorit të lëvizjes antikomuniste të Postribës në Shkodër. Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit të tij në komunën e Postribës, mbështeti fuqimisht viktimat e pafajshme që për 18 vjet nuk janë dëmshpërblyer për vuajtet që kanë kaluar nga sistemi i vjetër. Dje, 62 vjet pas kryengritjes së parë antikomuniste në Evropë, Topi ka dekoruar me urdhrin Nderi i Kombit popullin e Postribës me motivacionin: “Në shenjë nderimi të thellë për traditat e shquara atdhedashëse të popullsisë së zonës, për rezistencën e pashuar kundër diktaturës komuniste, për përpjekje dhe kontribut të veçantë në fitoren e demokracisë në vendin tonë”. Presidenti Topi deklaroi më tej se dënimi i krimit komunist nuk duhet të jetë pronë e politikës. Ai garantoi mbështetjen e tij si President i vendit për viktimat e komunizmit, të cilat nuk kanë marrë ende dëmshpërblim. ”Shoqëria shqiptare është dhe do të jetë moralisht jo e qetë për aq kohë sa nuk do të vihen në vend padrejtësitë e së kaluarës, për aq kohë sa të persekutuarit politikë të mos shpërblehen deri në fund moralisht e materialisht. Dënimi i krimeve të komunizmit nuk duhet të mbetet pronë e retorikës politike, por duhet të merret me thelbin e problemit, pra me zbardhjen e këtij krimi dhe një akt i tillë do të pastronte dhe humanizonte më tej shoqërinë”, - tha në fjalën e tij drejtuar popullit të Komunës së Postribës me rastin e 62-vjetorit të kryengritjes së parë antikomuniste. Kreu i Shtetit përmendi edhe faktin se çështjen mbi të persekutuarit e ka përparësi edhe Rezoluta e Këshillit të Evropës. “Kjo Rezolutë kërkon që për të gjithë të persekutuarit dhe familjet e tyre, që kanë sakrifikuar jetën dhe kanë vuajtur gjatë regjimit komunist t u kushtohet më tepër respekt e mirënjohje”, - tha Topi. Me cilësinë e Presidentit të Republikës, si simbol i unitetit të kombit, Topi ofroi mbështetjen e tij institucionale për të gjithë viktimat e pafajshme të krimeve monstruoze të komunizmit, të cilat gjatë këtyre tetëmbëdhjetë vjetëve ende nuk janë dëmshpërblyer. Në tubimin përkujtimor të 62- vjetorit të Kryengritjes së Postribës, përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, Topalli, njëkohësisht dhe deputete e Shkodrës, si dhe sollën mendimet e tyre historiani Adrian Muhaj, kryetari dhe sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Adem Allçi dhe Besim Ndregjoni, prefekti i Qarkut Shkodër, Maxhit Cungu, Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, nënkryetari i PLL-së, Murat Basha etj. Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin edhe deputetë të Parlamentit shqiptar, drejtues të partive politike, kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, e drejtues të tjerë lokalë.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008